Vijon moti i paqëndrueshëm deri të mërkurën/ Sinoptikania zbulon kur do të rriten temperaturat, si do të jetë kjo fundjavë

19/07/2021 09:28

Sinoptikania Adiola Bani ka zbuluar parashikimin e motit për këtë javë duke treguar se ditën e sotme dhe të nesërme do të vijojë moti i paqëndrueshëm me ndonjë rrebesh të izoluar.

Dita e martë do të sjellë më pak reshje shiu, të cilat do të jenë kryesisht në veri dhe zonat lindore. Sa i përket temperaturave, mesdita e sotme do të ketë rritje me 2 gradë duke shënuar 32 gradë celsius. Ndërsa e marta dhe ditët në vijim do të kenë rritje graduale duke bërë që termometri të ngjitet deri në 37-38 gradë.

Ndërkohë, duke filluar nga dita e mërkurë dhe deri në fundjavë, moti do të jetë i kthjellët. Kjo tregon se pushuesit mund të kthehen sërish në plazhe këtë fundjavë për të shijuar detin dhe rrezet e diellit.

Sa i përket Kosovës, të hënën dhe të martën do të vijojnë vranësirat me rrebeshe afatshkurtra gjatë mesditës dhe pasdites. Por nga mesi i javës deri në fundjavë, moti do të përmirësohet duke rikthyer kthjellimet dhe rritjen e ndjeshme të temperaturës ku sot dhe nesër, maksimumi mbetet 29-30 gradë celsius, por në fundjavë ngjitet deri në 34 gradë celsius.

Top Channel