Vidhen kapakët e kutive të elektricitetit tek ish 7 xhuxhat, banori: Shqetësuese në një vend ku luajnë fëmijët!

19/07/2021 14:48

Një banor ka shprehur shqetësimin për disa kabllo elektriciteti që kanë dalë tek këndi i lojërave tek ish 7 xhuxhat.

Në rubrikën “Ti raporton” në Top Channel, thotë se është shqetësuese në një vend ku luajnë fëmijët që të vidhen kapakët e kutive të elektricitetit dhe të jenë të ekspozuar ndaj korrentit.

“Shumë shqetësuese mu duk situata tek këndi i lojërave ish 7 xhuxhat ku ishin vjedhur kapakët e kutive të elektricitetit e gjithë kabllot ishin jashtë. A nuk ju duket shqetësuese në një vend ku lozin fëmijët? Menduam se ju do të komunikonit me ndonjë të bashkisë se ne nuk na e fërshëllen njeri, është korrent, rrezik”, shkruan banori i shqetësuar.

Top Channel