“Vaksinim për të udhëtuar”/ Shkodër, më shumë të interesuar ata që udhëtojnë jashtë vendit

19/07/2021 15:21

Qe prej ores 8 të mëngjesit e deri në orën 20:00 të gjitha qendrat shëndetësore në Shkodër janë në dispozicion të qytetareve të cilët duan të vaksinohen.

Java e hapur e vaksinimit masiv ka angazhuar të gjitha strukturat e njësive te kujdesit shëndetësorë në të gjithë qarkun.

Dritani jeton mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe ai na tregon se çdo here që ka kaluar në doganë shpenzon para për tampona. Pasaporta e vaksinimit, ai beson se do të krijojë shume lehtësira për personat qe lëvizin shpesh jashtë vendit.

Deri me tani në bashkinë e Shkodrës dhe Vau – Dejesit, janë vaksinuar mbi 56 mije persona ndërsa fushata e vaksinimit shtëpi me shtëpi në këtë njësi të kujdesit shëndetësor ka nisur që në muajin Prill, me vaksinimet ne zonat e përmbytura për të moshuarit.

Top Channel