Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Durrës.

Në një banesë në Kullë të Durrësit ka plasur një bombol gazi e për pasojë është lënduar një 70-vjeçare.

E moshuar është dërguar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 19.07.2021, rreth orës 12:00, në Kullë, Durrës, në banesën e shtetasit U. M., ka plasur një bombol gazi, e për pasojë është lënduar shtetasja S. M., 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel