Kufizimi i muzikës mbas orës 22:00 të darkës ka nxjerrë në protestë përfaqësuesit e bizneseve të Lezhës, të cilët kërkojnë heqjen e kufizimeve pasi dëmi ekonomik që po u shkaktohet është shumë i madh.

Ky është viti i dytë që lokalet e dasmave dhe bizneset në zonën e Lezhës janë të detyruar të punojnë të kufizuar si pasojë e Covid-19.

Përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë zgjidhje ne te kundërt janë te detyruar te largojnë punëtorët nga puna apo shumë prej tyre te shkojnë drejt mbylljes.

Top Channel