Në kërkim nga Norvegjia për krime familjare, arrestohet në Tushemisht 35-vjeçarja nga Maqedonia e Veriut

19/07/2021 11:33

Një 35-vjeçare nga Maqedonia e Veriut, e shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime familjare është arrestuar nga policia në Tushemisht.

Arrestimi i saj u krye pas verifikimit se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo Norvegjia. 35-vjeçarja akuzohet për për krime të kryera kundër familjes/rrëmbimit, në Norvegji, ndërsa tashmë vijojnë procedurat për ekstradimin e saj drejt Norvegjisë.

“Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Norvegjinë dhe Policinë Kufitare, vihet në pranga një shtetase në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Norvegjisë 36-vjeçarja e shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime familjare.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemusht, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Norvegjisë të shtetases A. M., 35 vjeçe, banuese në Ohër, Maqedonia e Veriut.

Nga verifikimi i kryer në sistem, rezultoi se kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo Norvegjia, për krime të kryera kundër familjes/rrëmbimit, në Norvegji.

Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e saj drejt Norvegjisë”, njofton policia.

Top Channel