Mori me forcë në banesë partneren e tij dhe e dhunoi fizikisht, arrestohet 34-vjeçari në Dropull

19/07/2021 13:02

Një 34-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Dropull, pasi ka marrë me forcë në banesë partneren e tij.

I riu ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj 36-vjeçares, në banesën e tij.

Shtetasi J.Gj., akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Dhuna në familje”.

“Shërbimet e Postës së Policisë Dropull kanë arrestuar në flagrancë shtetasin J. Gj., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Dhuna në familje”, pasi ka marrë me forcë në banesë, partneren e tij 36-vjeçare, dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel