Mjeku pasqyron situatën në spitale: Vetëm 5 pacientë mbi 65-vjeç. Janë raste ‘të virgjëra’

19/07/2021 15:35

Mjeku Dhimitër Kraja, pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka bërë një panoramim të situatës në Spitalin Infektiv përsa i përket të shtruarve me COVID.

Ai u shpreh se në spitalin COVID-1 janë vetëm 5 të shtruar të moshës mbi 65 vjeç. Kraja tha se asnjë prej këtyre të sëmurëve nuk është i vaksinuar dhe nuk e kanë kaluar më parë virusin dhe nuk kanë marrë asnjë prej dozave të vaksinës.

Ai u bën thirrje të gjithë personave që nuk janë prekur dhe nuk janë vaksinuar, të marrin sa më parë masa dhe të parandalojnë infektimin.

“Gjendja në spitalin COVID 1, është shumë e qetë. Ka të shtruar vetëm 5 të sëmurë, dhe 2 të sëmurë të tjerë pasi janë me pneumoni por me tampon negative. Janë moshë relativisht, mbi 65 vjeç. Asnjë prej tyre nuk është i vaksinuar me asnjë dozë. Kjo situatë nuk është e rastësishme pasi përkon me atë periudhë që vjen pas një vaksinimi dhe pas kohës që jep efekte pozitive. Përkon me fazën e post-vaksinimit. Është një shenjë e mirë. Vaksina po funksionon. Edhe faktet, asnjë rast nuk është i një personi që është vaksinuar. Askush prej tyre nuk janë infektuar më parë. Janë raste ‘të virgjëra’. Një përkushtim në drejtim të këtyre rasteve, të jenë më të kujdesshëm dhe të vaksinohen. Duhet t’i kenë parasysh këto” – tha Kraja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA