Merr flakë në ecje makina në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, shpëton shoferi

19/07/2021 09:36

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne, në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan.

Automjeti tip ‘Benz’, në ecje e sipër ka marrë flakë dhe për pasojë mjeti është djegur plotësisht.

Fatmirësisht si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 19.07.2021, rreth orës 08:30 , në dalje të tunelit Tiranë – Elbasan mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin O.K., 45 vjeç, banues në Elbasan, në ecje e sipër ka marrë flakë dhe për pasojë mjeti është djegur plotësisht. Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel