Korçë/ Vodhën pajisje elektike, sende dhe orendi në banesa, arrestohen dy autorët e dyshuar

19/07/2021 14:39
Foto ilustruese

Dy autorët e dyshuar të 3 vjedhjeve në Korcë janë vënë në prangat e policisë. Ata akuzohen së vodhën disa pajisje elektrike, sende dhe orendi të ndryshme në dy banesa dhe një magazinë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. L., 38 vjeç, banues në Libonik, Maliq dhe E. O., 37 vjeç, banues në Korçë. Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas janë autorë të dyshuar të vjedhjes së disa pajisjeve elektrike, sendeve dhe orendive të ndryshme në banesat në pronësi të shtetasve A. Dh. dhe Dh. Z., si dhe në magazinën në pronësi të shtetasit M. Z., ngjarje të ndodhura më datë 11.07.2021 dhe 18.07.2021, në lagjet nr 1, 11 dhe 13 të qytetit të Korçës”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel