Korcë/ Të rinjtë nuk po vaksinohen, më të rëndësishme quajnë mbrojtjen nga virusi

19/07/2021 15:20

Si në të gjithë vendin edhe në Korçë ka nisur java e vaksinimit masiv për të gjithë personat mbi 18 vjec.

Pavarësisht mundësisë për të marrë vaksinën dhe për të qenë të mbrojtur në kohën kur varianti Delta po përhapet në shumë vende, interesi për tu vaksinuar mbetet i ulët ndërsa ata që vaksinohen thonë se është e rëndësishme mbrojtja.

Në total për Korçën, Maliqin dhe Pustecin prej fillimit janë 48 mijë të vaksinuar dhe aktualisht procesi vazhdon në piken e vaksinimit te përqendruar por edhe në të gjitha qendrat shëndetësore.

Top Channel