Konfirmohet rasti i parë me grip shpendësh në Shkodër, asgjësohen dhe groposen 130 krerë në fermë

19/07/2021 14:02

Rasti i parë me grip shpendësh është konfirmuar në fshatin Barbullush në qytetin e Shkodrës.

Pas kryerjes dhe verifikimit të analizave, shërbimi veteriner ka bërë asgjësimin dhe groposjen e 130 krerëve si dhe dezinfektimin e fermës.

Kryeveterineri Mark Preci ka bërë me dije nuk dihet origjina e infektimit, por ajo që tashmë është e sigurt ka të bëjë me izolimin e fermës dhe parandalimin e mundësisë së transmetimit të infektimeve pasi prej 1 jave janë bllokuar edhe tregjet. Rasti është konfirmuar në datën 9 Korrik.

“Në kuadër të situatës për gripin e shpendëve, është konfirmuar një rast në Barbullush me gripin e shpendëve. Sipas të gjitha procedurave, është bërë asgjësimi i gjithçkaje në këtë fermë. Kemi bërë kërkime, por nuk kemi asnjë rast të dyshuar për gripin e shpendëve. Kjo fermë kishte 130 krerë shpendë. Menjëherë, shërbimi veteriner ka ushtruar kontrolle nga ferma në fermë dhe kjo ka mundësuar faktin që nuk kemi asnjë rast të dyshuar. Të gjithë që i kemi dërguar në laborator ka rezultuar negativ”, tha Preci.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel