Pas kërkesës së vazhdueshme të pronarëve të bizneseve, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur shtyrjen e orës policore deri në 23:00 dhe jo 22-00 siç është aktualisht, masë kjo e bërë publike dhe më herët nga kryeministri EdI Rama.

Pronarët e bizneseve në Lungomare kanë pezulluar aktivitetin e tyre për 24 orët e ardhshme, pas protestave dhe përplasjeve me Policinë e Shtetit ditën e djeshme.

Kujtojmë se ata kërkonin që orari i muzikës të shtyhet deri në 00:00, ndërsa kërkojnë që aktivitetin ta zhvillojnë deri në orën 02:00. Mbrëmjen e kaluar, u zhvillua një aksion policor pasi bizneset në zonën e Lungomares vendosën himnin kombëtar në sinkron me njëri-tjetrin pasi kishte kaluar ora 22:00.

Ndërkaq, vendimi për shtyrjen e orarit është marrë në mbledhjen e sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe do të hyjë në fuqi nga nesër, 20 korrik 2020. Megjithatë, kjo është e vetmja masë që ka ndryshuar, pasi të tjera do të mbeten njësoj. Pra vijon të jetë në fuqi ora policore deri në 00:00, stadiumet, teatrot me 30% të kapacitetit të tyre.

Sa i përket variantit Delta, për këtë ka dyshime të arsyeshme se ka mbërritur në vendin tonë, megjithatë drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Alban Fico ka bërë me dije se nuk ka ende një përgjigje nga laboratori gjerman ku janë dorëzuar mostrat.

Mjeku Dhimitër Kraja, bëri një panoramim të situatës në Spitalin Infektiv përsa i përket të shtruarve me COVID.
Ai u shpreh se në spitalin COVID-1 janë vetëm 5 të shtruar të moshës mbi 65 vjeç. Kraja tha se asnjë prej këtyre të sëmurëve nuk është i vaksinuar dhe nuk e kanë kaluar më parë virusin dhe nuk kanë marrë asnjë prej dozave të vaksinës.

Top Channel