Kamioni del nga rruga dhe përmbyset, dyshohet se shoferin e zuri gjumi në timon

19/07/2021 13:20

Një aksident u regjistrua në aksin Elbasan- Peqin pranë fshatit Pajove ku një kamion doli nga rruga. Për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se një kamion i tonazhit të rëndë ka humbur drejtimin e lëvizjes, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të rrugës.

Drejtuesi i tij ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se drejtuesi nga përgjumja ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit.

Top Channel