FOTO/ Boshatiset Lungomarja, rreth 90 biznese mbyllin dyert. Pronari: Duam t’i ushqejmë të gjithë!  

19/07/2021 11:12

Vlorë – Lungomarja duket se është boshatisur krejtësisht pasi 90 biznese kanë vendosur të mbyllin dyert në shenjë proteste për të shtyrë orarin e lejimit të muzikës.

Duke nisur që prej orës 08:00 të ditës së sotme, kanë vendosur që të mbyllin për 24 orë të gjitha shërbimet përgjatë Lungomares.

Në mbrëmje kanë paralajmëruar se do të ndezin qirinj përgjatë lokaleve dhe do të vendosin tabela me shkrime kundër fashës së orarit 22:00. Duke qenë se ka nisur sezoni turistik, ata kërkojnë që të ushtrojnë aktivitetin e biznesit edhe pas mesnatës për të gjithë pushuesit. Një pronar lokali tha se duan të ushtrojnë aktivitetin e tyre më gjatë sepse kanë marrë staf të kualifikuar dhe po sakrifikojnë shumë për t’i paguar.

“E keni parë dhe mbrëmë, filloi një farë simboli proteste. Ne vendosëm himnin kombëtar në orën 21:45 deri në orën 22:00 dhe ndodhi ndodhia e pakëndshme me policinë e shtetit. Që mbrëmë deri sot kemi fjetur shumë pak dhe kemi vendosur të gjithë së bashku që lokalet në shenjë simbolike, proteste t’i mbajmë mbyllur të gjitha dhe të shpërndajmë mesazhet tona.

Tani jemi duke u mbledhur, më vonë do ta japim mesazhin të plotë që Vlora nuk është një qytet me orare mortore, është një qytet turistik që ka bërë maksimumin për turizmin, është një qytet ku biznesmenët sakrifikojnë në çdo aspekt dhe mundohet që stafet e tyre t’i kualifikojë sa më lart dhe t’i ushqejmë që të gjithë. Ne kemi “24 orë blackout” dhe në mbrëmje, kur të perëndojë dielli do të nxjerrim nga një mesazh personal me pankartë. Janë përgjigjur 100% të gjithë bizneset dhe ka ngelur një pakicë me administratorë Tirane që është shumë pak, mos të përdorim emra, janë diku 90 biznese në total përgjatë Lungomares”, tha Ervin Sota, një pronar lokali para medieve.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA