Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me variantin Delta, pavarësisht sinjaleve të pazakonta që janë vënë re te disa individë.

Më tej, shefja e ISHP-së, Albana Fico ka dhënë detaje sa i përket situatës së COVID-19 në vendin tonë.

Fico deklaroi se në ditët e fundit është vënë re një rritje e rasteve ditore si dhe atyre aktive në rang vendi.

“Numri i rasteve aktive është rritur, por mbetemi në një incidencë 5 për 100 mijë persona, të shtruar në spitale COVID janë 5 pacientë, nuk kemi persona në reanimacion, numri i vdekjeve ka qenë zero për ditë me radhë, ndërkohë që për raportin e fataliteteve mbetet në 9.1% ka edhe një rritje të lehtë të pozitivitetit të mostrës. Efekt ka dhënë edhe vaksinimi. Nuk kemi një përgjigje për variantin Delta, e rëndësishme që përtej vaksinimit duhet të shohim me përparësi dhe të shohim masat e vendosura nga autoritete shëndetësore”, tha Fico.

Top Channel