Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Kushi mori pjesë në “Takimin e Ministrave Përgjegjës për Kërkimin Shkencor” në Slloveni, me praninë e delegacioneve nga BE, shteteve anëtare të EFTA dhe partnerëve nga Ballkani Perëndimor.
“Sot në Slloveni, gjatë ‘Takimit të Ministrave Përgjegjës për Kërkimin Shkencor’ ku shkëmbyem pikëpamjet tona lidhur me rinovimin e Zonës Evropiane të Kërkimit – ERA, si dhe rolin kyç që ka kërkimi shkencor dhe inovacioni për të ardhmen e hapësirës evropiane“, shprehet ajo në publikimin e realizuar në rrjete sociale.
Sipas Kushit, një takim i tillë jo vetëm është një mundësi e mirë për shkëmbimin e pikëpamjeve në lidhje me procesin e përbashkët të zhvillimit të Zonës Evropiane të Kërkimit Shkencor, por çon përpara njëkohësisht edhe objektivin kryesor për harmonizimin e politikave dhe strategjive në nivel rajonal kombëtar dhe evropian.
Top Channel