Interes shumë i ulët i të rinjve për tu vaksinuar është vërejturnë qytetin e Elbasanit.

Edhe pse dyert janë të hapura për çdo të ri mbi 18 vjeç, interesi ka qenë minimal. Ulja e numrit të të prekurve, por edhe mungesa e lehtësirave në pikat kufitare për të vaksinuarit ka bërë që të rinjtë të neglizhojnë.

Ndërkohë mjekët bëjnë apel për të mos neglizhuar pasi rastet po vijnë në rritje sidomos në grupmoshat e reja.

Pavarësisht ditëve të pushimit zyrtar, vaksinimi i hapur do të vazhdojë për t’u dhënë mundësi të rinjve të mbrohen nga mutacionet e rrezikshme të Covid 19.

Top Channel