Durrës/ Njëri në pranga, tjetri procedohet penalisht, policia jep detajet

19/07/2021 09:55
Foto ilustruese

Një 32 vjeçar është vënë nën prangat e policisë pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimit, ndërsa një 44-vjeçar u procedua penalisht pasi u konstatua duke transportuar lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin N. S., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Ndërkaq, u procedua penalisht shtetasi Sh. H., 44 vjeç, banues në Shkallë, Durrës, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjet, 4 m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel