Arrestohen 5 persona në Vlorë, akuzohen për “dhunë në familje” dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur

19/07/2021 14:10
Foto ilustruese

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Vlorës për vepra të ndryshme penale.

Një 47-vjeçar është arrestuar për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërsa katër të tjerë janë vënë në pranga sepse janë kapur duke drejtuar automjete apo motomjete pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Q. K., 42 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe në gjëndje të dehur.

-G. A., 50 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur.

-S. A., 47 vjeç,  pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

-M. R., 18 vjeç,  pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel