Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Makinat bëhen copa-copa, nuk ka të lënduar (FOTO)

19/07/2021 10:38

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Dajç.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, duket se si makinat janë bërë copa copa.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel