Tre persona janë arrestuar nga policia e Vlorës sepse u kapën duke kryer ndërtime pa leje përgjatë vijës bregdetare. Ndërsa një i dënuar, i cili ishte shpallur në kërkim është kapur nga policia.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasve G. B., 24 vjeç, A. F., 20 vjeç dhe G. Sh., 40 vjeç, pasi në Dhërmi, u konstatuan duke ndërtuar konstruksione prej druri përgjatë vijës bregdetare, të papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.
Ndërkohë, një i dënuar i shpallur në kërkim u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë. R. D, 32 vjeç, banues në Gjirokastër nuk respektoi kohën e lejes së dhënë nga IEVP Fier duke mos u rikthyer për periudhën e mbetur të dënimit për veprën penale “Trafikimi narkotikëve mbetur në tentativë”.
32-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin F. Gj., 59 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Novoselës”, është përplasur me një motomjet dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i tij shtetasi A. H.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel