Vrau shqiptarin për 5 euro, prokuroria në Spanjë kërkon mbi 22 vite burg për autorin, dëmshpërblim 140 mijë euro prindërve dhe 35 mijë euro motrës Disa drejtuar mjetesh janë vënë nën hetim, pasi janë në mjetet e tyre janë identifikuar ndryshime të bëra në kundërshtim me ligjin.
Njoftimi i policisë:
Rrugorët e kryeqytetit, krahas detyrave me karakter parandalues në raport me sigurinë rrugore, kanë vijuar paralelisht edhe kontrollin e mjeteve që përdorin simbole apo shenja dalluese që tregojnë cilësinë e një punonjësi shtetëror apo shërbimi publik, si dhe ato me sisteme shtesë pamore e zanore që përdoren në mënyrë abuzive dhe në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara në ligj.
Në funksion të kontrolleve, dy ditët e fundit janë verifikuar një numër i konsiderueshëm mjetesh, si dhe janë proceduar 3 drejtues automjetesh, të cilët kishin vendosur sisteme pamore shtesë në kundërshtim me dispozitat e parashikuara në nenin 175 të Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar “Qarkullimi i automjeteve dhe motorëve në shërbim të policisë, zjarrfikëseve dhe autoambulancave”.
3 drejtuesve të mjeteve iu janë pezulluar edhe lejet e drejtimit sipas afateve të parashikuara në ligj. Drejtuesit e disa automjeteve të tjera janë proceduar administrativisht për xhamin ballor të errësuar dhe për mosvendosjen e targave në vendin e caktuar.
Gjithashtu janë proceduar penalisht 6 drejtues mjetesh, të cilët janë shoqëruar për veprime të tjera hetimore, pasi janë kapur në kushtet e flagrancës duke konsumuar veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Top Channel