Pronari dhe dy punëtorë janë arrestuar nga policia pasi u kapën në tentativë për të ndërtuar “beach bar” në bregdetin e Velipojës Beach-bar, pa lejet përkatëse.

Arrestimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur “Vilun”, Pulaj, Plazh Velipojë, janë konstatuar duke punuar në një objekt ndërtimi me konstrukt druri, lokal,Beach-bar pa lejet përkatëse të organeve kopetente.

Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë në vijim të kontrolleve për lirimin e hapësirave publike në bregdet, u arrestuan shtetasit:

A.K. 40 vjeç, banues në fshatin Hajmel,  Vau i Dejës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”

A.S. 49 vjeç, banues në fshatin Mnelë,  Vau i Dejës, për veprën penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”

Xh. S. 52 vjeç banues në fshatin Hajmel,   Vau i Dejës, për veprën penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Top Channel