Rrëzohet autokambaja, 41-vjeçari niset me urgjencë drejt Tiranës. Çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit në Elbasan

18/07/2021 11:42

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në Elbasan është raportuar për një vdekje nga shkaqe natyrale, për përfshirjen nga flakët të një automjeti dhe një aksidenti të rëndë.

Forcat blu bëjnë me dije se rreth orës 01:40, është rrëzuar një autokombajë dhe për  pasojë është plagosur drejtuesi shtetasi A.D., rreth 41 vjeç, banues në Qukës, Prrenjas , i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa rreth orës  08:50, në lagjen “Kongresi”, Elbasan, në  banesën e saj,  është gjendur pa shenja jete dhe pa shenja dhune  shtetesia P. L.,  65 vjeçe, e cila ishte e sëmure dhe  jetonte e vetme në banesë. Nga hetime paraprake dyshohet se vdekja  ka ardhur nga shkaqe natyrale, hemoragji celebrale.

Ndër të tjera, në orën 06:10, në servisin e shtetasit A.H., 34 vjeç, banues në Elbasan,  ka rënë zjarr në mjetin tip “Volkswagen Polo”, dhe për pasojë mjeti  është djegur tërësisht. Nga hetime paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel