Të paktën 25 humbën jetën në tre periferi të Mumbait, kur disa shtëpi u shembën pas rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga shiu i madh.
Ekipet e shpëtimit përdorën edhe duart e tyre për të gërmuar tokën dhe për të nxjerrë trupat, tregoi televizioni lokal. Pamjet treguan punonjësit e shpëtimit duke transportuar mes shumë vështirësive të plagosurit nëpër korsitë e ngushta në barela të improvizuara. Brenda 24 orëve të fundit autoritetet kanë raportuar 11 incidente të shtëpive ose mureve që shemben në qytetin indian, thanë zyrtarët.
Në një lagje, dhjetëra kasolle të vendosura në bazën e një kodre u shembën njëra mbi tjetrën.
Kryeministri Narendra Modi ngushëllime familjarët e viktimave dhe premtoi ndihma për të prekurit.
Disa zona në qytet u përmbytën pas reshjeve të mëdha të shiut gjatë 24 orëve të fundit dhe shërbimet e trenave periferikë u ndërprenë, duke dëmtuar kryeqytetin financiar të Indisë. Mumbai dhe bregdeti i shtetit industrial Maharashtra të Indisë pritet të përballen reshje të mëdha shiu deri në katër ditët e ardhshme, sipas meteorologëve.
Shiu i rrëmbyeshëm, veçanërisht gjatë musonit korrik-shtator të Indisë, shpesh shkakton shembjen e ndërtesave, veçanërisht strukturave të vjetra ose të ndërtuara në mënyrë të paligjshme.
Top Channel