Rreh punonjësen e kompanisë ajrore në Rinas pasi nuk i ishte mundësuar udhëtimi, arrestohet 42-vjeçarja

18/07/2021 20:56

Një 42-vjeçare është vënë nën prangat e policisë në Rinas, pasi ka ushtruar dhunë ndaj punonjëses së kompanisë ajrore.

Policia njofton se shtetasja Sh. K., 42 vjeçe ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” të shtetases Sh. K., 42 vjeçe. Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA