Rrahu dhe përndoqi 16-vjeçaren, arrestohet i riu në Elbasan. Vihet në pranga edhe 34-vjeçari që goditi oficerin e policisë

18/07/2021 11:49
Foto ilustruese

Elbasan – Një 16-vjeçare është përndjekur në mënyrë të vazhdueshme nga një 19-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Ai është arrestuar nga policia. Ndërsa një 34-vjeçar u vu në pranga sepse goditi oficerin e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Gramshit.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. R., 19 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 16-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 34 vjeç, banues në Gramsh,  pasi ka goditur për shkak të detyrës oficerin e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Gramshit”, njoftojnë forcat blu.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel