Përfshihet nga flakët magazina në Tiranë, policia dhe zjarrfikëset në vendngjarje

18/07/2021 18:33

Një magazinë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Hamdi Pepa’, rreth orës 17:55, ku ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit B. A., ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Top Channel