Për ku është nisur ministrja Kushi? Poston momentet e përgatitjes nga udhëtimi në avion…

18/07/2021 21:03

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka publikuar një foto në rrjetet e saj sociale ndërsa shfaqet duke bërë përgatitjet e fundit për një aktivitet ndërkombëtar në lidhje me kërkimin shkencor në Slloveni.

“Përgatitjet e fundit për Takimin e Ministrave Përgjegjës për Kërkimin Shkencor në Lubjanë, Slloveni”, shprehet Kushi në postimin e saj.

Mësohet se ditën e nesërme më 19 Korrik, do të ketë një ditë të plotë takimi mes ministrave në Brdo pri Kranju/Lubjanë me pjesëmarrjen e delegacioneve nga BE, shteteve anëtare të EFTA dhe partnerëve nga Ballkani Perëndimor.

Ky takim do të shërbejë si një mundësi e mirë për të shkëmbyer pikëpamje për çështjet kryesore që lidhen me procesin e përbashkët të zhvillimit të Zonës Europiane të Kërkimit Shkencor.

Top Channel