Pas hapjes, fluks në Kapshticë/ Lëvizje e shtuar si në hyrje ashtu edhe në daljen në pikën kufitare me Greqinë

18/07/2021 12:13

Pas hapjes së Kapshticës, fluksi i lëvizjes është shtuar si në hyrje dhe në dalje. Janë emigrantët ata që kryesisht vijnë në Shqipëri për të takuar familjarët, por edhe për të bërë pushime.

Teksa hyjnë në Shqipëri, ata pohojnë se pandemia i ka mbajtur larg për një kohë të gjatë dhe hapja e pikës së Kapshticës u lehtëson udhëtimin.

Të tjerë pas qëndrimit në vend i drejtohen vendit fqinj për t’iu kthyer punës.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 2108 dhe kanë dalë 1450 persona. Sakaq, fluks i lartë i lëvizjes është në Qafë-Thanë, përmes së cilës kanë hyrë 4492 dhe kanë dalë 4059 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA