80 vjeçari Veli Selmani nga fshati Dushaj i njësisë Administrative Fushë-Bulqizë vijon të sfidojë moshën dhe invadilitetin duke u marrë me rritjen e bletëve.

Në asnjë moment të jetës së tij, prej 62 vitesh, ai nuk është shkëputur nga profesioni i bletërritësit, trashëguar nga gjyshi i tij.

Aktualisht ka 70 koshere blete dhe ndihet mjaft i motivuar në punën e tij të përditshme falë pasionit dhe dashurisë për bletërritjen.

“Ky vit ka qenë jo shumë i mbarë për prodhimin e mjaltit për shkak të temperaturave të larta”, thotë 80 vjeçari.

Tashmë ai dëshiron që këtë profesion t’ia trashëgojë edhe fëmijëve të tij.

Top Channel