Një 40-vjeçar rreh babain, i mituri kapet me kanabis dhe dorezë metalike/ Çfarë ndodhi gjatë orëve të fundit në Tiranë

18/07/2021 08:49
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 8 persona gjatë orëve të fundit për vepra të ndryshme penale. Dy prej tyre, 40 dhe 69 vjeç akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj partnereve të tyre.

Ndërsa një 40-vjeçar tjetër është arrestuar sepse ka goditur me sende të forta babain e tij. Forcat blu bëjnë me dije se kanë vënë në pranga dhe një të mitur të moshës 16-vjeçari pasi u kap me fara kanabisi dhe dorezë metalike.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Xh., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Gj., 69 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 40 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta babanë e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur me iniciale Y. F., 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi farash kanabisi dhe një dorezë metalike”, njoftoi policia.

Gjithashtu policia ka arrestuar një 68-vjeçar të identifikuar me inicialet N.B. pasi ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje motomjetin me drejtues shtetasin E. S., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Një tjetër 45-vjeçar u vu në pranga pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Edhe dy të rinj të identifikuar me incialet S. D., 20 vjeç dhe A. L., 28 vjeç, u arrestuan pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Më datë 17.07.2021, në rrugën “Mustafa Lita”, Paskuqan, Kamëz, kanë vjedhur një shumë parash në banesen e shtetasit K. H. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA