Në kërkim ndërkombëtar për falsifikim dokumentesh, kapet në Itali Bledar Cara

18/07/2021 13:43
Foto ilustruese

Bledar Cara u arrestua në Itali dhe më pas u ekstradua drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e krimeve të Rënda e ka dënuar për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim i tokës.

Njoftimi i policisë:

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar kapet dhe ekstradohet falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën.

Nga specialistët e Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit B. C., banues në Lezhë.

Për këtë shtetas, në vitin 2018, Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim.

Personi i ekstraduar në PKK Rinas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Top Channel