Dhjetëra pushues po largohen mesditën e sotme nga Shëngjini, për shkak të motit të keq dhe parashikimit se shirat do të vazhdojnë.

E njëjta situatë paraqitet në Durrës dhe në qytetet e tjera bregdetare, duke “shkatërruar” planet e fundjavës për shumë qytetarë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14°C në 24°C, në zonat e ulëta nga 19ºC në 31°C dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 32°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë deri në 3 ballë.

Ndërkohë, java do të filolojë me me mot të paqëndrueshëm, që do të thotë shira të dobët dhe ndonjë rebesh i izoluar, por kthjellimet do të jenë të shumta. MeteoAlb parashikon rritje të temperaturave në mesdite deri 32°C, ndërsa mëngjesi i nesërm mbetet i freskët.

Nga e marta e në vijim pritet stabilizim i kushteve të motit dhe rritje graduale e temperaturave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA