Një automjet tip “Golf” është përfshirë nga flakët rreth orës 01:20 në Krujë.

Makina rezulton në pronësi të në 24-vjeçari, të identifikuar me inicialet S.Sh., banues në Krujë.

Policia njofton se si pasojë e zjarrit ka marrë flakë dhe një kioskë që ndodhej në afërsi të mjetit, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Top Channel