Grabitet një furrë buke në Lezhë, fëmija 10 vjeç i merr xhiron ditore shitëses dhe largohet
18/07/2021 21:33
Gjatë mbrëmjes së sotme një furrë buke në qytetin e Lezhës është grabitur nga një i mitur.
Grabitësi 10-vjeçar është futur në furrë për të blerë bukë dhe ka përfituar në kohën që shitja po i shërbente për të marrë një shumë parash nga arka.
10-vjeçari pas këtij akti është larguar menjëherë, ndërsa ende nuk dihet shuma që është vjedhur.
“Rreth orës 21:05, në lagjen “Besëlidhja”, një shtetas i mitur 10 -vjeçar është futur në një furrë buke për të blerë bukë dhe në momentin që shitësja po i shërbente ka arritur të marrë nga arka një shumë lekësh dhe është larguar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel