Golemi “i pushtuar” nga plehrat/ Koshat nuk janë pastruar, pushuesit: Na mbyti era, po paguajmë shtrenjtë për të ardhur në këto pirgje plehrash

18/07/2021 21:15

Një situatë tejet kaotike paraqitet në plazhin e Golemit nga plehrat.

Turistët vendas thonë se nuk do të kthehen më në Golem, pasi sipas tyre këto nuk janë pushimet që ata meritojnë!

Bashkangjitur një video ku shihen koshat e mbeturinave që prej më shumë se një jave nuk janë pastruar, një qytetar shkruan në ‘Ti Raporton’ se ka paguar shumë shtrenjtë biletën e udhëtimit për të shkuar e pushuar në atë vend me ‘pirgje plehrash’.

“Na mbyti era, po i blejmë biletat shumë shtrenjtë për të ardhur në këto pirgje plehrash. Ju lutem na ndihmoni të pastrohen dhe këto mbetjet urbane”, shkruan qytetari i shqetësuar.

Këto pamje që vënë në rrezik shëndetin, mjedisin dhe turizmin kanë vënë në alarm pushuesit dhe banorët e zonës, e nëse kësaj situate nuk do ti jepet një zgjidhje do të largojnë pushuesit!

Top Channel