Fluks në urgjencën e pediatrisë/ Qendrat shëndetësore janë pushim në fundjavë ndaj prindërit i drejtohen QSUT

18/07/2021 19:53

E diela si ditë pushimi për stafin mjekësor në qendrat shëndetësore të cilat kyçin dyert nëpër lagje, sjell fluks të shtuar prindërish në urgjencën pediatrike brenda QSUT-së.

Punonjësit shëndetësorë të fundjavës nuk janë mjaftueshëm sipas familjarëve për të përballuar vizitat për virozat dhe alergjitë e stinës te fëmijët.

“Shumë problem radha, më shumë se një orë që presim dhe stafi është reduktuar për të dielë ka vetëm një mjek”.

Përveç rritjes së numrit të infektimeve me covid 19, shqetësimi kryesor i prindërve është pritja e gjatë në urgjencën pediatrike teksa fëmijët i kanë sëmurë.

“Unë e rrezikoj më shumë që e sjell këtu, i rritet temperatura po pres me orë të tëra”.

Top Channel