“E pashë duke rënë në tokë…”, gruaja e ish bankierit rrëfen si e vrau shqiptari para syve të saj, zbulon bisedën e fundit për paratë

18/07/2021 14:07

Një fund i papritur dhe dramatik pas një mbrëmje të këndshme me gruan e tij. Kështu ishte nata e fundit e Giovanni Caramuscio, i cili dyshohet se u vra nga një shqiptar, i identifikuar si Paulin Mecaj.

Anna Quarta, bashkëshortja e ish bankierit ka rrëfyer momentin e tmerrshëm të vrasjes teksa po priste në makinë Giovannin, i cili shkoi të tërhiqte para në një bankomat.

“Unë pashë Giovanni duke u përplasur përtokë, vrapova drejt tij, u përpoqa ta ndihmoja të ngrihej. Por ai kishte vdekur. Nuk e besova. Dhe akoma nuk e besoj tani”, rrëfeu ajo. Ish bankieri u vra me dy të shtëna me armë të Premten në mbrëmje, pak pas orës 11 të mbrëmjes, para një bankomati në Lequile teksa po kthehej në shtëpi me gruan e tij. Të dy kishin qenë në një darkë festive me miq dhe të afërm.

Në dalje të Lequile ka dy banka, ndaj Giovanni i tha Annës: “Le të ndalemi këtu për një moment, do të marr ca para”. “Ne do t’i marrim nesër, hajde”, u përgjigj Anna.Por Giovanni këmbënguli dhe madje e ngacmoi Anën pak, ndërsa ata të dy dolën nga makina. “E shihni, nëse do të dinit të përdornit ATM, unë nuk do të doja ta bëja atë gjatë gjithë kohës. Shikoni, është e thjeshtë, thjesht duhet të shtypni këta numra në tastet, kodin sekret… Dhe nëse nesër nuk jam më këtu, si do ta bëje, ë?” – ishin fjalët e fundit që i tha Giovanni.

Anna ngriti supet dhe iu përgjigj: “Mirë, edhe një herë”, dhe shkoi ta priste pranë makinës.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë treguar edhe skenën e vrasjes, ku dy autorët ishin të maskuar me maska anti-Covid. Ata e kërcënuan me armë ish-bankierin, të cilin e qëlluan me një pistoletë Beretta.  Dyshohet se pistoleta Beretta kalibër 9 është shkrepur nga Paulin Mecaj. E njëjta armë është gjetur nga hetuesit në shtëpinë e autorit të dyshuar.

Falë një dëhmitari, hetuesit verifikuan se një nga autorët shkoi me një qese tek një pus pranë bankës, por u kthye duarbosh.  Nga hetimet rezultoi që brenda pusit u gjet një çantë me rroba që dyshohet se u përdorën në grabitje.

Toka në të cilën ndodhet pus është në shtëpinë e të dyshuarit. Gjatë kontrollit, policia gjeti Paulinin të veshur vetëm me pantallona të shkurtra. Ndërsa bluza që kishte veshur gjatë grabitjes ndodhej në banesë, së bashku me armën të cilën e kishte fshehur brenda një bime zbukuruese.

Hetimet vazhdojnë për të identifikuar bashkëpunëtorin.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel