Vaksinim i hapur në gjithë vendin/ Mjekët e familjes po mbledhin të dhënat e personave që do vaksinohen në shtëpi

17/07/2021 15:24

Nga e hëna nisin sërish ditët e hapura të vaksinimit në të gjithë vendin ndërsa autoritetet shëndetësore bëjnë apel për të përfituar.

Neglizhenca për tu vaksinuar është parë nga mjekët si një bindje e qytetarëve se coronavirus ka kaluar.

Çdo i ri mbi 18 vjeç nga e hëna mund të përfitojë për të marrë vaksinën kundër covid 19 ndërkohë që kontigjenti i vaksinave është i mjaftueshëm.

Udhëtimet janë një tjetër shtyseë për tu vaksinuar, por politikat e shteteve kanë zhgënjyer qytetarët ku pavarësisht nëse je vaksinuar kërkohet edhe tamponi.

Top Channel