Me armë me vete dhe kultivim kanabisi/ Arrestohen dy të rinjtë në Fier (emrat)

17/07/2021 08:33
Ilustrim

Policia e Fierit me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në lagjen “Grizë Lënginas” Patos, kanë evidentuar të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Kastriot Gropa 20 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin A. G., 36 vjeç, banues në Patos, pasi janë autorë të dyshuar të kultivimit të fidanëve cannabis sativa.
– – –
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Klevi Bërzeshta 21 vjeç, banues në fshatin Topojë, Fier, pasi është konfliktuar me pronarin e një lokali në qytetin e Fierit dhe gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel