Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 19 raste të tjera dhe asnjë viktimë nga COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 155.901, ndërsa numri i viktimave mbetet 5.487.

Gjatë ditës së fundit, 9 pacientë të tjerë fituan betejën kundër COVID-19, duke e çuar në 150.168 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 927.182 teste, përfshirë 3.667 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 246.

 

Top Channel