Një aksident ka ndodhur, mesditën e sotme, në hyrje të qytetit të Lezhës.

Paraprakisht mësohet se në aksident janë përfshirë tre makina BMW, Toyota, Fiat dhe të plagosur kanë mbetur dy persona. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve.

Sikurse shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të tij.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel