Dritan Abazoviç që bëri histori duke u zgjedhur shqiptari i parë si zëvendës/ kryeministër në Malin e Zi, ndodhet në Tiranë ku është takuar me udhëheqësit e politikës shqiptare, të njohur publikisht për miqësisë e tyre ish kryeministrin Milo Gjykanovic.
Gjatë takimit në presidencë kreu i shtetit Ilir Meta, i kërkoi që bashkëpunimi i mirë, që ekziston midis dy vendeve tona, të përshpejtohet dhe të thellohet më tej në të gjitha fushat, duke patur si objektiv parësor ndërlidhjen gjithnjë e më të mirë mes qytetarëve në të dy anët e kufirit.
Gjithashtu Presidenti Meta apeloi për një përfaqësim më përfshirës dhe më të drejtë të shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale të Malit të Zi si dhe hapjen e disa pikave të reja kufitare me vendin fqinj.
Kënaqësi e posaçme thotë kryeministri Edi Rama për takimin e parë me zv/ kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me të cilin thotë Rama, kaluam si dy miq të vjetër dhe patëm dakordësi në çdo pike.
Dritan Abazoviç ishte shqiptari që vendosi vitin e kaluar se kush do ta qeverisë në Malin e Zi, dhe çuar në opozitë Milo Gjukanoviçin pas gati tre dekadave qeverisje.
Dritan Abazoviç, është një 34 vjeçar i lindur në një familje shqiptare në Ulqin.
Ai është drejtues i partisë politike URA dhe u kthye “king-makerin” e politikës në Malin e Zi, pas zgjedhjeve të 30 gushtit vitin e kaluar duke i dhënë fund pushtetit 30 vjeçar të Milo Gjukanoviçit
Top Channel