21/12 21:09
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 608.135, prej të cilëve 344 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 33.947.534, me 30.617 raste në 24 orët e fundit.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me rreth 3,85 milionë raste të konfirmuara dhe 64.012 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 184,8 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 160,1 milionë dozën e dytë.
Top Channel