Vajza e Donald Trump ndan foton, ja librat që po lexon për të mësuar më shumë rreth Shqipërisë dhe Ballkanit Komiteti Helsinkit në Serbi në një raport të tyre kanë ngritur shqetësimin se Serbia me politikat e saj të pasivizimit të adresave, po çon drejt asaj që mund të quhet një spastrimi etnik i komunitetit shqiptar atje.
Komuniteti shqiptar në Serbinë Jugore është një nga tre komunitetet e pakicave (dy të tjerët janë boshnjakë dhe hungarezë) dhe është territorialisht kompakt dhe i vendosur përgjatë kufirit me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.
Të tre komunitetet, por veçanërisht ato boshnjake dhe shqiptare, u janë nënshtruar masave të ndryshme administrative (diskriminimi strukturor) që synojnë uljen e numrit të tyre, si dhe ‘mbytjen’ e kërkesave për autonomi territoriale.
E megjithatë kur bëhet fjalë për komunitetin shqiptar, pozicioni dhe statusi i tij aktual është i lidhur ngushtë me statusin e Kosovës dhe komunitetit serb në Kosovën e Veriut.
Pavarësisht nga prania e ambasadave të shumta, OSBE-së dhe organizatave të tjera në Serbinë e Jugut, komuniteti shqiptar po jeton në harresë dhe në pritje që statusi i tyre të zgjidhet përfundimisht si pjesë e zgjidhjes së çështjes së Kosovës.
Në mënyrë që të zvogëlohet sa më shumë numri i shqiptarëve që jetojnë në jug, Serbia po zhvillon procesin e të ashtuquajturës “Pasivizimi i vendbanimit të shqiptarëve ” që punojnë jashtë vendit, qoftë në Evropën Perëndimore ose në Kosovë, vëren raporti.
Ky “pasivizim” synon gjithashtu qytetarët që janë banorë të përhershëm në adresat e tyre.
Kjo masë në thelb, nëvizohet në raportin e komitetit të Helsinkit është një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative.
Në raport citohet se: “Pasivizimi” (masiv dhe selektiv i vendbanimit) bën që individët të humbin statusin e tyre si shtetas i Serbisë dhe, në përputhje me rrethanat, të gjitha të drejtat civile – të drejtat për të votuar, pronën, sigurimin shëndetësor, pensionin, punësimin, etj. Meqenëse qytetarët nuk janë të informuar për “pasivizimin”, ata zakonisht humbin të drejtën e tyre për t’u ankuar, afati për të cilin është tetë ditë.
Komiteti i Helsinkit në fund, duke kujtuar se Serbia është një vend që kërkon të hyjë në BE, i kërkon asaj që të ndalohet menjeherë ky proces për të rivendosur të drejtat civile të shqiptarëve.
Top Channel