OTP Bank Albania nderohet me çmimin “Bank më e Mirë” në Shqipëri nga Euromoney Awards for Excellence 2021

15/07/2021 15:34

Ky është viti i dytë rresht që Banka OTP Albania njihet si “Banka më e Mirë” në Shqipëri prej Euromoney, gjatë ndarjes së Çmimeve të  Ekselencës 2021.

Mes arritjeve kryesore mbi të cilat u bazua edhe vlerësimi i dhënë nga Euromoney qëndronin, puna e jashtëzakonshme gjatë krizës së Covid-19 dhe daljes mbanë me arritje fantastike si për rritjen e qëndrueshme dhe për përfitueshmërinë më të lartën në vend, po aq edhe për përkushtimin në zhvillimet digjitale të bankës.

“Të fitosh këtë çmim është një arritje motivuese për ne, e cila dëshmon se përkushtimi i skuadrës për të realizuar objektivat e vendosur është shpërblyer, sidomos duke pasur parasysh rrethanat e vështira të vitit 2020. Strategjia e bankës tonë dhe e grupit në tërësi, që të konkurrojmë për të qenë të parët dhe më të mirët në treg, edhe njëherë u shpërblye nëpërmjet këtyre çmimeve prestigjoze. Ne duhet të ndihemi krenarë që Banka OTP Albania vijoi të ekzekutojë me sukses këtë strategji fituese duke e rritur peshën e saj në tregun bankar shqiptar pavarësisht vështirësive që na diktoi realiteti.”  u shpreh CEO i OTP Bank Albania, z. Bledar Shella.

Fituesit shpallen pas një vlerësimin tërësor nga eksperte bazuar ne monitorimin vjetor të bankingut global dhe industrive të bankingut të investimeve.

https://www.euromoney.com/article/28n8cq4d12tëj41v4505c/awards/awards-for-excellence/awards-for-excellence-2021-best-bank-in-albania

Top Channel