Mykonos/ I kërkoi foto nudo 12-vjeçares dhe ia dërgoi babait të saj, si tentoi që të përfitonte para 17-vjeçari përmes pornografisë

15/07/2021 19:06

Një student 17-vjeçar u arrestua në shtëpinë e tij në Mykonos nga oficerët e policisë të Drejtorisë së Krimit Kibernetik, pasi akuzohej për pornografi fëmijësh në  internet.

Mediet greke shkruajnë se autori i dyshuar po komunikonte në internet me një 12-vjeçare dhe e bindi atë t’i dërgonte atij foto dhe video nudo. Më pas, 17-vjeçari ia dërgoi materialet babait të të miturës dhe në të njëjtën kohë i kërkoi para dhe e kërcënonte se nëse nuk ia jepte do t’i shpërndante ato në internet.

Prokuroria e Krimit Kibernetik identifikoi të miturin dhe menjëherë më pas, ekipe të oficerëve të policisë kontrolluan shtëpinë e të akuzuarit, ku u gjetën dhe sekuestruan gjithsej dy hard disqe kompjuteri dhe një celular.

Hetimi me provat që u siguruan identifikoi përfshirjen e tij në çështjen në këtë çështje.

Në të njëjtën kohë, Prokuroria e Krimit Kibernetik hetoi një rast tjetër të pornografisë së fëmijëve, në Syros , me një 20-vjeçar të akuzuar.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e këtij të fundit, policia gjeti dhe sekuestroi dy disqe kompjuteri. Hetimi në vend i kryer në provat dixhitale konfirmoi përfshirjen e të riut në çështje, por ai nuk u arrestua. Dosja e rregullt e çështjes kundër 20-vjeçarit u dërgua në Prokurorinë kompetente.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA