Një 49-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi gjatë kontrollit, në banesë iu gjetën fidanë kanabisi.

Shtetasi me iniciale A.O., banues në fshatin Vergo të Delvinës do të hetohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Gjithashtu, policia njofton se ka nisur hetimin ndaj 44-vjeçarit me iniciale D.K., pasi kishte zaptuar një hapësirë rërë në plazhin e Zvërnecit. Ai kishte vendosur 38 çadra dhe 70 shezlongë pa më parë leje.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasi A. O., 49 vjeç, banues në fshatin Vergo, Delvinë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën të kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa.
– – –
Gjatë ditës së djeshme, në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi:
D. K., 44 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Zvërnecit, Vlorë, u konstatua se ky shtetas kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente. U sekuestruan 38 çadra dhe 70 shezlongë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel